Leonardo Uka është talent i madh që vjen nga Gjakova dhe luan me të rinjtë e Grashopërsit. Në sezonin e fundit ka luajtur për grupmoshat U-18, por ofertat nga ekipet e ndryshme zvicerane dhe të tjera jashtë saj nuk kanë munguar.
Lidhja me futbollin është e hershme, pasi ka nisur që kur ishte vetëm 7-vjeç. Kjo shpjegon gjithë potencialin e këtij njeriu, që vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në Zvicër, sa i përket moshës së tij. Ftesa i ka mbërritur nga Ramiz Krasniqi te U-19 e Kosovës, por objektivi kryesor mbetet kalimi te lojtarët që drejtohen nga ana e Shaland.
Në një prononcim për “RTV Dukagjini”, Uka ka shprehur gjithë dëshirën e madhe për të luajtur së bashku me Zenelin dhe Rashicën.
“Jam Leonard Uka. Luaj për Grasshoper në Zvicër. Jam edhe lojtar i Kosovës, grupmoshat U-19 dhe jam shumë i kënaqur për këtë punë. Kam disa oferta dhe pasi të kthehem në Zvicër do të mendoj për të ardhmen. Ende nuk kam marrë ndonjë vendim.
Kur e kam parë se Kosova po zhvillohet me hapa shumë të shpejt, atëherë kam thënë pse të mos luaj edhe unë për Kosovën. Më shumë ndjehem krenar të luaj me Kosovën se me kombëtaret tjera. Shpresoj që sa më shpejt të luaj me yjet si Milot Rashica apo Arbër Zeneli. Për momentin më pëlqen më së shumti Milot Rashica. Besoj se me punë mund të arrihet gjithçka. Nuk kam dyshime se kë do të zgjedh mes Kosovës dhe Zvicrës, padyshim Kosovën”, shtoi më tej Leonardo Uka. /Shqiperia.ch/