Feronikeli do të përballet në ndeshjen e kthimit për turin e parë të “Champions League” ndaj TNS. Përballja e parë u mbyll në shifrat 2-2, me ekipin shqiptar që u zgjua në minutat e fundit. Një episod i rrallë vjen nga Kosova, ndërsa TNS ka zbritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri Scott Ruscoe ka marrë një surprizë jo edhe aq të bukur në kryeqytet, kur pa se vetëm një gazetar ndodhej për t’i bërë pyetje dhe gjithë salla ishte e boshatisur. Krejtësisht jo e zakontë e gjitha kjo, ndërsa në shumë raste vetë teknikut të TNS i dukej sikur të fliste me murin, për shkak të mungesës së gazetarëve. Gjithsesi ai u mundua ta anashkalonte të gjithën këtë situatë të sikletshme, duke mbyllur formalisht intervistën e tij. /Shqiperia.ch/