Edon Zhegrova vazhdon të dhuroj spektakël në fushën e blertë me driblimet e kryera. Një moment magjik ka dhuruar sulmuesi i Kosovës ndaj Shtutgartit, duke “i mbyllur” karrierën lojtarit të ekipit gjerman.
Driblimi i kryer në përsosmëri dhe që i ngjan në mënyrë identike turpërimit të bërë nga Lionel Mesi ndaj Jerome Boatengut. Padyshim që në këmbët e sulmuesit shqiptar qëndron një e ardhme e madhe, por sigurisht që ka vend edhe për shumë punë, që të flasim për nivelet më të larta. /Shqiperia.ch/