You are here
Home > Futboll Bota > Rrahmani luan të parën me Veronën, goli vjen nga mbrojtësi që do t’i bashkohet Shqipërisë

Rrahmani luan të parën me Veronën, goli vjen nga mbrojtësi që do t’i bashkohet Shqipërisë

Verona ka fituar me rezultatin e thellë 12-0 ndaj Primieros në miqësoren e luajtur në ditën e sotme. Një rezultat tenistik i ardhur nga skuadra që do të luajë në Seria A, në përballjen ndaj një ekipi modest.

Për herë të parë me fanellën e Veronës ka luajtur edhe Amir Rrahmani. Një debutim i nisur me shije të mirë, por që sigurisht vlerat e vërteta të mbrojtësit të Kosovës nuk mund të tregoheshin në këtë përballje.

Një nga golat për Veronën është shënuar nga mbrojtësi që do t’i bashkohet Shqipërisë në shtator, Marash Kumbulla. I dalë nga të rinjtë e kësaj skuadre, ky lojtar do të bëj edhe kalimin e madh për të luajtur në elitën e futbollit italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top