Kampionati në Rusi ka rinisur në ditën e sotme, megjithëse për shumë ekipe europiane ka ende pushime. Akhmati është duke kryesuar 1-0 ndaj Krasnodarit, me protagonistin e vetëm që sheh Bernard Berishën.
Sulmuesi shqiptar ka humbur penalltinë në fillimin e lojës, për ta shlyer me një akrobaci brenda zonës. Pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë, Berisha e ka goditur menjëherë sferën, për ta befasuar edhe portierin që topi të përfundoj në rrjetë. /Shqiperia.ch/