Lugano është përballur me Interin në miqësoren e sotme, ndërsa takimi është mbyllur në shifrat 1-2. Autori i golit për skuadrën zvicerane ka qënë sulmuesi i Kosovës, Leotrim Kryeziu.
Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar përballë skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte, me një mundësi që nuk të jepet gjithmonë. Sigurisht që goli shërbeu vetëm për statistika, pasi deri në atë moment zikaltrit po kryesonin me dy gola avantazh. Kryeziu është pjesë e grupmoshave të Kosovës, duke u konsideruar edhe si një element i rëndësishëm për projektin e Shaland. /Shqiperia.ch/