You are here
Home > Kryefaqja > E rrallë/ Ndodh në Kosovë, tifozët marrin “timonin” e ekipit dhe largojnë drejtuesit pas dështimit

E rrallë/ Ndodh në Kosovë, tifozët marrin “timonin” e ekipit dhe largojnë drejtuesit pas dështimit

Fusha Kosova ra nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë, me një gabim trashanik që i kushtoj shumë. Skuadra në fjalë kishte futur një futbollist që nuk kishte të drejtë për të qënë në fushë. Federata e Futbollit në Kosovë do të vendoste një dënim prej gjashtë pikësh, që do të rezultonin edhe vendimtare për rënien nga Liga e Parë.

Duke parë të gjithën këtë situatë, tifozët e skuadrës vendosën të largonin drejtuesit e klubit dhe të merrnin vetë “timonin”. “Pampurat” kanë disa kohë që e kanë marrë këtë përgjegjësi, ndërsa po e organizojnë klubin që nga grupmoshat. Gjithashtu takime nga këta tifozë po zhvillohen edhe me përfaqësues të Federatës që kanë dhënë mbështetjen e nevojshme. “Pampurat” publikojnë çdo vendim të rëndësishëm në faqen e tyre të “Facebook”, për të shuar të gjitha aludimet që mund të lindin për këtë rast të rrallë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top