Një lajm mjaft i gëzueshëm erdhi për tifozët shqiptarë, pasi Milani do të luante një përballje miqësore në “Fadil Vokrri”. Kjo është një përballje historike, pasi luhet ndaj një ekipi legjendar që ka fituar zemrën edhe të shumë sportdashësve në trevat tona.
Nga ana tjetër, kjo ndeshje do të përbëj edhe jehonën e mediave të njohura europiane. Duke parë të gjithë situatën, u vendos që me çmimin e biletave të ekzagjerohej përtej normave. Rreth 35 euro është bileta më e ulët, që e llogaritur me rrogën mesatare në trevat tona, nuk korrenspodon në asnjë mënyrë.
Por si gjithmonë, çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë. “Korneri.net” raporton se për miqësoren e 10 gushtit vetëm deri tani janë shitur 3000 bileta, ndërsa kanë pak kohë që kanë dalë në shitje dhe në këto ritme stadium do të jetë i mbushur në pjesën dërrmuese. /Shqiperia.ch/