You are here
Home > Bundesliga > Nofka e re që i kanë vendosur në Gjermani, Milot Rashica: Nuk më pëlqeu shumë në fillim!

Nofka e re që i kanë vendosur në Gjermani, Milot Rashica: Nuk më pëlqeu shumë në fillim!

Një super sezon i zhvilluar me Werderin në Bundesligë, i ka rritur shumë pikët e Milot Rashicës. Gjithmonë në ndeshjet më të rëndësishme, golat do të vinin nga sulmuesi i Kosovës. Fundja, ky është edhe një tregues që ndan lojtarët e mëdhenj nga ata të zakonshëm.

Prej disa kohësh Rashica ka marrë emërtimin dhe nofkën te Werderi: “Raketa”. Por si është ndierë ky futbollist kur e quanin në këtë mënyrë? “Në fakt nuk e di se kush e nisi i pari. Nuk më ka pëlqyer shumë fillimisht, por tani po”, u shpreh i buzëqeshur “raketa e Vushtrisë”. Me shpërthimet në krahë dhe mënyrën sesi luan me topin, gjithë vlerësimi për të mbetet mëse i merituar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top