Kukësi zhgënjeu përballë Debrecenit në takimin e parë në Europë, duke humbur në shifrat 3-0. Historia e kualifikimit nuk ka më shumë vend për trajtesë në përballjen e kthimit, pasi hungarezët janë favoritët kryesor.
Ajo që vlen për t’u diskutuar më së shumti, ishte mënyra e sjelljes së tifozëve vendas. Hungarezët kanë kënduar në korr: “Vritini shqiptarët”. Sigurisht që tema të tilla janë hasur shpeshherë në disa vende europiane, por kjo nuk është hera e parë që ndodh edhe për Kukësin në Europë.
Vetëm disa vite më parë gjithçka do të kulminonte me përballjen ndaj polakëve të Legias, atje ku kishte edhe përplasje mes tifozerive. Pjesëtarë të stafit të Kukësit kanë vënë në dijeni edhe UEFA-n për këtë skandal. /Shqiperia.ch/