Feronikeli do të ndeshet me Milanin në muajin gusht, në një takim miqësor që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Ajo që bie në sy është padyshim çmimi i lartë i biletave, ku nisin nga 35 euro. Organizatori i këtij takimi, Agron Selimi, ka thënë se fitimin e mbledhur nga këto bileta dhe që do të jetë i konsiderueshëm, nuk do e marrë Feronikeli. Pra lekët do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, për të shkuar në arkat e Milanit.
“Feronikeli nuk fiton asgjë në anën financiare nga kjo ndeshje, por do t’i shkoj Milanit. Kuqezinjtë do të largohen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes”, u shpreh Selimi. /Shqiperia.ch/