Trajneri i Shqipërisë, Reja, është rikthyer sërish në stadium për të parë më nga afër ekipin kampion të Superiores, Partizanin. Të kuqtë kanë barazuar pa gola ndaj Karabakut në turin e parë të “Champions League”.
Në këtë mënyrë tekniku italian hesht edhe kritikat që për paraardhësinë e tij do të ishin të shumta. Asokohe Panuçi do të kritikohej se anashkalonte futbollin vendas, duke mos i kushtuar shumë vëmendje për në planet e Kombëtares.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Reja ka takuar edhe trajnerin e Partizanit, Lerdan. Dy teknikë italianë kanë folur së bashku edhe në lidhje me futbollistët që mund të jenë në planet e trajnerit të Kombëtares për në takimet e shtatorit. Gjithashtu Reja ka qënë shumë i gatshëm edhe për tifozët shqiptarë jashtë stadiumit, duke i plotësuar dëshirën për të pasur një fotografi me të. /Shqiperia.ch/