Milani do të vijë në Kosovë për një ndeshje miqësore që do të zhvillohet ndaj Feronikelit. Ajo që është komentuar gjerësisht është padyshim çmimi jo normal i biletave, teksa më e ulta do të kushtoj 35 euro.
Megjithatë gjërat nisin të bëhen më llogjike, pasi kuqezinjtë do të vijnë me ekipin e parë. “Ac Milan News” ka publikuar edhe gjithë listën e plotë me futbollistët që do të luajnë në “Fadil Vokrri”. Atje gjenden të gjithë yjet e kësaj skuadre aktualisht, ku sigurisht vëmendja më e madhe është për të parë më nga afër Piatekun dhe Donarumën. /Shqiperia.ch/