Forca e mësuar si mënyra e vetme për shpëtimin në situatat më të errëta, e bën njeriun të pathyeshëm në rrugëtimin e jetës. Ashtu si edhe në rastin e Vedat Muriqit, lojtarit më të përfolur në këtë merkato të verës në Turqi.
Të gjithë flisnin për këtë futbollist, pasi ai nuk ishte si të gjithë të tjerët. Mënyra sesi lufton në fushën e lojës dhe serioziteti i madh në punën që bën, i ka tërhequr të gjithë pas vetes. Kjo pasi Muriqi ka kaluar një jetë dramatike për të mbërritur deri te ajo kontratë e zyrtarizuar me Fenerbaçen, një prej gjigandëve turq. Nëse e gjitha ajo që ka kaluar sulmuesi shqiptar në fëmijëri do të kthehej në një film, me siguri që do të konkurronte për çmimin më të mirë. Ndërkohë ne po ndalemi vetëm te lufta në Kosovë dhe atë pak përjetim të rrëfyer nga vetë protagonisti:
“Periudha e luftës ka qënë vërtet shuëm e vështirë. Kjo ishte arsyeja se përse ne ikëm nga Kosova për dy vite dhe shkuam në Shqipëri. Serbët sulmuan shtëpitë tona. Ata vrisnin as pa e pasur ndërmend për të dëgjuar. I merrnin të gjithë dhe i torturonin. Kanë ardhur edhe në shtëpinë tonë, por shpëtuam falë Zotit.
Kanë marrë paratë dhe gjërat tona më me vlerë. Na thanë: “Largohuni brenda dy orësh, do të shpërthejmë bombën këtu”. Kur unë isha 6 vjeç, më kujtohet si dje, ata në kanë gjetur në bodrum ku po qendronim për dy ditë. Më pas kemi vrapuar”, ka thënë Muriqi. /Shqiperia.ch/