Donis Avdijaj e ka gjetur skuadrën e re me të cilën do të luajë në sezonin e ardhshëm. Në Turqi e kanë bërë thuajse zyrtare se sulmuesi shqiptar, do të jetë pjesë e Trabzonsporit. Madje raportohet se marrëveshja është arritur në orët e vona të natës dje, më saktësisht në 03:00.
Gjithçka ka përfunduar mes dakortësisë nga të dyja palët, me zyrtarizimin që mbetet vetëm çështje orësh. Ndërkohë brenda pak ditësh Trabzonsporit pritet t’i bashkohet edhe Armando Sadiku. Ky sulmues ishte objektivi i parë i ekipit turk që kërkon të marrë dritën jeshile nga Levante, për të përfunduar transferimin. /Shqiperia.ch/