Trajneri Shaland ka gati për ndeshjet e shtatorit edhe mesfushorin e talentuar Florent Muslija. Futbollisti i Hanoverit para pak kohësh zgjodhi t’i bashkohet fanellës së dardanëve. Në këtë mënyrë Kosova fitoi një tjetër lojtar të rendësishëm në mesfushë. Thenë kjo jo vetëm nga paraqitja e Muslijas gjatë kampionatit por edhe formës që 21 vjeçari ruan ndeshje pas ndeshje.
Së fundmi mesfushori ka shënuar në miqësoren që Hanoveri luajti ditën e djeshme ndaj rusëve të Rostov. Muslija shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 51′ dhe atë të qetësisë në takimin e mbyllur 1-2 për gjermanët. Shtatori do të rezervojë sfida dhe aventura të reja për 21 vjeçarin ku përveç një debutimi të mundshëm, pjesmarrja në Europian është një ëndërr për çdo futbollist.
Sezonin e shkuar Muslija luajti 17 ndeshje duke e mbyllur me 2 gola kampionatin. Ndërsa Shaland ndihet i sigurtë për hapsirat që mund t’i orfojë një talenti që premton shumë e që i përshtatet lojës së dardaneve./Shqiperia.ch/