You are here
Home > Futboll Bota > Muriqi ndalon autobuzin e Galatasarait…sa për të lidhur këpucët, nisin talljet në rrjetet sociale

Muriqi ndalon autobuzin e Galatasarait…sa për të lidhur këpucët, nisin talljet në rrjetet sociale

“Dëshiroj të transferohem te Galatasarai”, ishte kjo dëshira e Vedat Muriqit e thënë hapur në mediat turke. Por drejtuesit e Rizesporit bën gjithçka që ky transferim të mos ndodhte, pasi u interesonte më shumë kalimi te Fenerbaçe.

Fillimisht pritej që tifozët e këtyre të fundit të mos e mirëprisnin Muriqin, pasi deklaratës së dashurisë për rivalin e përjetshëm. Por kjo nuk ka rezultuar në këtë mënyrë, pasi fundja bëhet fjalë për një sulmues të kualitetit të lartë, që garanton gola dhe arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Në rrjetet sociale kanë ardhur edhe disa tallje së fundmi, ndërsa ajo që po shpërndahet gjërësisht është një montim ku Muriqi i kërkon Galatasarait që të ndalë autobuzin, thjeshtë sa për të lidhur këpucët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top