Seria A po shihet një destinacion i përshtatshëm për futbollistët shqiptarë. Pas kalimit të Amir Rrahmanit tek Verona dhe Kastriot Dërmakut tek Parma, është rradha e Idriz Vocaj. Mesfushori i talentuar ka bërë paraqitje mjaft të mira ne Zvicër me skuadrën e Luzern. Ndërsa së bashku me Besar Halimin, trajneri Shaland i ka besuar 22 vjeçarit mesfushën në dy ndeshjet e fundit të dardanëve.
Tashmë është ekipi i Sassuolos që ndez radarët për Idriz Vocan. Së fundmi bëhet e ditur se italianët po monitorojnë seriozisht mesfushorin e Kosovës duke qenë se merkato është e çelur. Voca vlersohet me shifrën e 3 milion euro megjithëse diskutimet e merkatos mbeten gjithmonë të hapura. Një hap i madh ky për mesfushorin e talentuar i cili do të përjetonte një rritje te madhe të nivelit si futbollist. Kujtojmë se për futbollistët shqiptarë, transferimet në ekipet e njohura ka qenë të vështira por i nxehti i verës duket se po thyen çdo akull të merkatos./Shqiperia.ch/