
Vedat Muriqi do t’i bashkohet Fenerbaçes dhe marrëveshja është arritur. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga Turqia, sa i përket merkatos, ndërsa ka mbërritur zyrtarizimi.
Megjithëse vetëm pak ditë më parë, do të ishte sulmuesi shqiptar që me një deklaratë zyrtare, u shpreh se do të qëndronte te Rizespori deri në fundin e sezonit të ardhshëm, atëherë kur përfundon kontrata. Padyshim një rast i rrallë ky i sulmuesit shqiptar që nuk mund të jetë i lumtur me këtë lëvizje, pasi dëshira e Muriqit mbetej transferimi te Galatasarai, atje ku ka mundësin të luaj edhe në Champions League. /Shqiperia.ch/