Çmimet e biletave për përballjen mes Feronikelit dhe Milanit janë vërtet të larta. Ato nisin nga 35 euro, deri në 155 euro. E vështirë, për të mos thënë e pamundur që një tifoz i thjeshtë shqiptar ta ndjek nga afër këtë ndeshje.
Për këtë arsye ka ardhur edhe reagimi i tifozëve të Feronikelit, “Tigrat e Zi”, të cilët shprehen se stadiumi do mbushet me familjet e qeveritarëve:
“Po flitet shumë rreth ndeshjes:KF Feronikeli v AC Milan për biletat te cilat do të jenë 35€ me e lira, ndersa në zonen VIP do të jenë 155€!
Dhe ne si tifogrup jemi kunder çmimev të biletav sepse e dimë secili prej nesh në cilin vend jetojmë , paga maksimale në vendin tonë është 290€ ku me atë rrog e shtyen muajin, andaj tribunat do të jene vetem me qeveritar dhe familjet e tyne.Ne jemi edhe kunder Agron Selimit i cili është duke pritur perfitimin nga keto bileta.
Ne si tifogrup kerkojm edhe nga Kryesia e Klubit tonë dhe Presidentit të Klubit qe të marrin masa për uljen e qmimev të biletav sepse Klubi është i Qytetit jo i Agron Selimit”, shkruan reagimi i tifogrupit të Feronikelir. /Shqiperia.ch/