
“Më ka kërkuar Jurgen Klop në kohën kur ishte te Dortmundi”, do të shprehej para pak kohësh Elis Bakaj. Një histori që u morr disi qesharake nga tifozat shqiptarë, që nuk kanë dëgjuar shumë zhurmë nga ana e këtij lojtari.
Megjithatë në Bjellorusi, Bakaj gjithmonë realizon lehtësisht. Së fundmi sulmuesi shqiptar ka gjetur dopietën me Shakhtar Soligorsk dhe dhënë asist në fitoren me rezultatin 3-2 ndaj FC Minks. Më parë do të kishte mundësinë të përfaqësonte edhe Shqipërinë, por fanella e Kombëtares tashmë mbetet një ëndërr e përjetuar në të shkuarën. /Shqiperia.ch/