
Mesfushori 19-vjeçar i Prishtinës, Eris Thaçi, ka një të ardhme të ndritur. Ky lojtar shkoi për provë te skuadra e njohur turke, Istanbulspor.
Atje drejtuesit turq janë mahnitur pas aftësive të lojtarit shqiptar, me mënyrën sesi luan me topin. Menjëherë i është ofruar edhe një propozim për të nënshkruar me këtë ekip, sipas asaj që pohon vetë Thaçi për “Gazeta inFokus”:
“Provat në Istanbulspor shkuan shumë mirë, kalova 7 ditë të mrekullueshme në kampin e klubit ku edhe u provuam. Pas këtyre ditëve mora një lajm shumë të mirë nga kryetrajneri i ekipës së parë, që isha përzgjedhur të vazhdoj me Istanbulsporin, kështu që vitin e parë të luaj për moshat U-19, pasi lejohet të ketë dy lojtarë deri në 21 vjet dhe pas një sezoni të futem në ekipin e parë. Ofertën e kam në tavolinë, mbetet të shihet”, ka thënë Thaçi. /Shqiperia.ch/