
Në shtator pritet të vijë edhe vendimi i Florian Kamberit, sa i përket Kombëtares me të cilën do të luajë në të ardhmen. Sulmuesi i Hibernianit ka përfaqësuar deri tani Zvicrën, por hapësirat janë të pakëta në ekipin e parë.
Tashmë pritet që të vijë edhe zgjedhja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë Kamberi vazhdon të bëj atë që di më mirë, realizimin e golave. Këtë herë ia ka dalë në përballjen ndaj Dunferline, që ka përfunduar në shifrat 1-3. /Shqiperia.ch/