
Vlerësimet për Milot Rashicën pas atij super sezoni të zhvilluar së fundmi janë të mëdha. Por ai i ardhur nga media “Sport360” është më i veçanti.
Kjo pasi hiqet një vije paralele mes sulmuesit të Kosovës dhe Luis Suarez, duke i sygjeruar Barcelonës që ta marrë në merkaton e verës. Ngjashmëritë përkojnë në driblimet e befasishme, loja në zonën e ngushtë dhe goditje me saktësi. Madje te kjo e fundit, Rashica ka treguar se ia del më së miri edhe me kryeveprat nga distanca. Megjithëse për të mbërritur deri te Barcelona mund të jetë ende herët, artikuj të tillë nga mediat e njohura europiane, rrisin pikët e sulmuesit shqiptar në treg. /Shqiperia.ch/