Agim Ademi ka folur për herë të parë pas dënimit me burgim për 9 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Kjo ka ardhur pas akuzës që e përfshinte kryetarin e FFK-së, në kërcënime për të fituar në anën ekonomike shifra të konsiderueshme.
I ftuar në emisionin “Interaktiv në KTV”, Ademi është shprehur se nuk do të heq dorë nga posti që ka në Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi beson se është i pafajshëm: “Gjeni një sms, telefonatë ose dëshmi që më përfshin mua dhe mbaj të gjitha përgjegjësitë. Jam i pastër dhe nuk njollosem. Do të vazhdoj në krye të FFK-së, pasi kam mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Ademi. /Shqiperia.ch/