
Kjo merkato duket të jetë e negociatorit shqiptar, Fali Ramadanit. Ky i fundit nis me jehonë të madhe sapo u hap edhe merkato e verës. Fillimisht do të ishte prezent në transferimin e parë të bujshëm që bëri Reali i Madridit, Joviç, të cilin e mori nga Frankfurti.
Për të vazhduar më tej, do të nevojitej ndihma e Ramadanit që marrëveshja e Sarrit me Chelsean të mbyllej sa më lehtë, pa u kërkuar shumë dëshpërblim për prishje të kontratës. Kjo pasi trajneri italian zgjodhi që të rikthehet në Seria A, atje ku do të marrë drejtimin e Juventusit.
Së fundmi Ramadani është duke mbyllur marrëveshjen me Milanin, sa i përket një qendërmbrojtësi. Bëhet fjalë për lojtarin e Shalkes, Nasatasic, që garanton siguri në syrin e drejtuesve të kuqezinjëve. Teksa një tjetër firmë mbetet për t’u hedhur, krahët shtrihen edhe te talenti shqiptar i shumëkërkuar që luan me Fenerbaçen, Elmas. Ramadani ka marrë gjithë të drejtën për ta menaxhuar në mënyrë personale këtë futbollist, që sipas të gjitha gjasave mund të përfundoj te Interi. /Shqiperia.ch/