Milani do të përballet ndaj Feronikelit në muajin gusht, për një ndeshje miqësore. Vetë klubi italian ka zyrtarizuar gjithçka, duke thënë se do të vijë me kënaqësi dhe kjo është një mundësi për të gjithë tifozët e kuqezinjve në Ballkan, që ta shohin më nga afër këtë skuadër.
Mediat serbe kanë reaguar menjëherë pas këtij zyrtarizimi, ndërsa “Alo” i thotë të gjitha që në titull: “Skandaloze! Milani po shkon me kënaqësi në Prishtinë”. Sikur të mos mjaftonte me kaq, kërkohet të luhet edhe loja e vjetër si me Malin e Zi.
Këtë herë presioni i bëhet mesfushorit që luan me Bosnje Hercegovinën, por që ka lindur në Serbi. Bëhet fjalë për Rade Krunic, që pritet të jetë me Milanin në këtë ndeshje. Presioni do të shtohet ashtu si në përballjen e Malit të Zi ndaj Kosovës, për të bojkotuar përballjen, por kjo është e vështirë pasi Milani nuk mund ta toleroj një sjellje të tillë. /Shqiperia.ch/