You are here
Home > Kryefaqja > Çmime të çmendura për biletat ndaj Milanit në Kosovë, zbrazen xhepat për miqësoren historike

Çmime të çmendura për biletat ndaj Milanit në Kosovë, zbrazen xhepat për miqësoren historike

Nuk ndodh gjithmonë që Milani të vijë për një ndeshje në trevat shqiptare, prandaj kësaj situate i merret maksimumi. E sidomos nëse flasim për në Kosovë, atje ku kuqezinjtë vijnë për herë të parë në histori.

Doni të shihni përballjen në “Fadil Vokrri”? Të paktën duhet të paguani 35 euro, ndërsa maksimumi që është zona VIP, shkon deri në 155 euro. Megjithëse paksa llogjike duke parë emrin e rivalit që është përballë, por aspak normale duke ditur xhepat dhe rrogat e shqiptarëve. Një çmim vërtet i kripur duke parë se flitet vetëm për një miqësore në fund të fundit.

Të gjithën këtë e ka pohuar vetë organizatori, Agron Selimi, që në një lidhje direkte me gazetarin e “RTV Dukagjini”, Ndrec Gjonaj u shpreh: “Biletat fillojnë që nga 35 euro, pastaj ka 50 euro, 85, 115 dhe 155 euro që është më e larta në zonën VIP. Ato shiten vetëm online dhe jo në mënyrë tjetër”, ka thënë Selimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top