
Liridon Latifi ka shënuar tripletë në përballjen që Sherif Tiraspoli luajti ndaj Siretit për Kupën e Moldavisë. Një rezultat që shkon përtej të zakonshmes, pasi u fitua në shifrat 15-0.
Sulmuesi shqiptar gjeti golin e parë të takimit, për të gjetur edhe dy gola të tjerë më pas. Kjo aventurë e re duket se ka nisur në mënyrën më të mirë për Latifin, që ka firmosur me kampionët e Moldavisë në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/