You are here
Home > Kryefaqja > E fundit/ Presidenti i FFK-së përfundon në burg, gjykata jep dënimin për Ademin

E fundit/ Presidenti i FFK-së përfundon në burg, gjykata jep dënimin për Ademin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë dënimin nga gjykata në Kosovë ashtu siç edhe pritej. Pas kërkesës që mbërriti në ditën e hënë në gjykatë, për të dënuar Ademin rreth kërcënimeve dhe qëllimin për të fituar para në mënyrë jo të rregullt, është marrë edhe vendimi përfundimtar.

I gjithë thelbi i problemit lidhej me kërcënimin që i ishte bërë Dritëro Kadollit, për të dhënë 30.000 euro për një veturë BMW X5, e cila në fund do t’i shkonte Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti. E gjitha kjo quhet padyshim një vepër penale, e cila është dënuar me 9 muaj burg nga ana e gjykatës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top