Gjatë ditës së djeshme është shkruar shumë sa i përket fotos së publikuar nga ana e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq. Ky i fundit tregoi se ndodhej në Barcelonë, ndërsa fillimisht u mendua se bëhej fjalë për pushime.
Por mesa duket kjo është arsyeja e fundit e vendodhjes së Muriq në Spanjë. Mediat angleze raportojnë se portieri shqiptar i është bashkuar skuadrës së re në përgatitje. Bëhet fjalë për Notingham Forest dhe historinë e bërë publike prej kohësh.
Megjithëse zyrtarizimi ende nuk ka ardhur, skuadra angleze ndodhet në Spanjë për t’u përgatitur sa i përket sezonit të ardhshëm. E gjithë marrëveshja ka vonuar disi pas disa largimeve në postet drejtuese te Notingham Forest, atje ku përfshihet edhe trajneri. Por dëshira për të marrë Muriq ishte nga vetë presidenca e klubit, prandaj huazimi nga Manchester City mund të quhet i mbyllur. /Shqiperia.ch/