Kjo ka sjellë që për Avdijajn të mbetet mister vazhdimi i karrierës, ndërsa aktualisht është pa skuadër. E këtu vlen për t’u theksuar fakti se në janar, Avdijaj po kërkohej nga Juventusi dhe Arsenali. Ndërkohë që jemi pak muaj më vonë, e ky futbollist ka mbetur pa skuadër.
Në mediat austriake ka dalë lajmi së fundmi se sulmuesi i Kosovës, është shumë pranë rikthimit te Sturmi. Kontaktet kanë nisur dhe pritet që gjithçka të mbyllet me sukses. Ajo që duhet theksuar, është vetë intervista që jepte Avdijaj për “Sport Buzzer”, atje ku tregonte sesi e larguan nga Sturmi asokohe për një video në “Youtube” teksa pyetej se çfarë do të bënte me 15 milionë euro:
“Do ndërtoja një pishinë të madhe dhe do të hidhesha në të. Do të blija shumë kuaj dhe nëse dal nga pishina ime e parave, do të shkoja larg”, do të shprehej Avdijaj me humor. Mirëpo, atë që do të haste më pas, nuk ishte situata që Donisi kishte parashikuar.
“Nuk mund ta besoja, nëse e dija sesi do të shkonte, nuk do e kisha thënë kurrë. Realiteti ishin ato reagimet në rrjetet sociale.Është një farë dënimi kur lexoni një artikull për veten dhe atje sheh 1000 njerëz që të quajnë m**”, do të shprehej Avidjaj për “Sportbuzzer”. /Shqiperia.ch/