You are here
Home > Futboll Bota > “Harroi se mbajti shtypur trekëndëshin”! Gafa qesharake e portierit të Kilit… si në “Play Station”

“Harroi se mbajti shtypur trekëndëshin”! Gafa qesharake e portierit të Kilit… si në “Play Station”

Kili është duke u ndeshur me Perunë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-2, duke i surprizuar të gjithë sportdashësit.

Ajo që është komentuar shumë deri tani në këtë ndeshje, është padyshim goli i dytë i ardhur nga ana e Perusë. Portieri Gabriel Arias ka bërë një gafë qesharake, duke e tepruar me daljen nga zona e tij, për të lënë portën e boshatisur, nga do të vinte edhe tundja e rrjetës.

Tërësisht e gabuar zgjedhja, pasi të shumtë ishin edhe mbrojtësit e Kilit që po vinin në ndihmë, për të evituar kundërsulmin e rrezikshëm të Perusë. Ndërkohë rrjetet sociale nuk e falin Ariasin, me komentet në “Twitter” që bashkohen në një linjë, për të bërë krahasimin me “Play Station”: “Arias kishte harruar trekëndëshin shtypur”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top