Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, ka kaluar me sukses operimin e papritur. Tekniku zviceran i është dashur një ndërhyrje në gju pasi kishte ndierë shqetësime të madhe së fundmi, për të evituar problemet serioze të mëtejshme.
Fatmirësisht gjithçka ka kaluar me sukes, duke parë rrezikun e madh që vinte për Shalandin, nisur edhe nga mosha e tij. I menjëhershëm ka qënë edhe urimi për një shërim të shpejt nga ana e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, që e pret trajnerin e Kosovës të rikthehet në detyrë për dy ndeshjet e shtatorit dhe për të vazhduar rekordin historik pa humbje. /Shqiperia.ch/