You are here
Home > Futboll Bota > Zgjedhja do të bëhet në shtator, Florian Kamberi reagon për herë të parë me dy fjali

Zgjedhja do të bëhet në shtator, Florian Kamberi reagon për herë të parë me dy fjali

Florian Kamberi ka reaguar për herë të parë sa i përket zgjedhjes që do të bëj në muajin shtator. Sulmuesi i cili ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës, nuk e ka hapësirën e duhur te helvetët, për të luajtur në ekipin e parë.

Në kushte të tilla erdhi edhe ideja për të përfaqësuar prejardhjen. “Shqiperia.ch” me burimet e saj zbuloi përpara disa kohësh kur të gjithë e zyrtarizuar ardhjen e tij te Kosova, se dardanët nuk i kishin nisur kontaktet ende me lojtarin e Hibernianit, por në lojë vetëm Shqipëria dhe Zvicra.

Këtë situatë e pohoi Bajram Shala, ndërsa së fundmi edhe vetë futbollisti në fjalë. Me një reagim të shkurtër për “Indeksionline”, jo mëshumë se dy fjali, Kamberi konfirmon se nuk ka marrë ftesë nga Kosova, ndërsa shpreh vullnetin për ta përfaqësuar atë. “Ende nuk kam pasur ndonjë ftesë zyrtare nga Kosova. Përndryshe jam i gatshëm”, tha Kamberi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top