Në Kosovë ndahen të njëjtat probleme ashtu si edhe në Shqipëri, por kjo e kuptueshme pasi flasim për të njëjtën trevë. Shpeshherë ndeshjet më të rëndësishme dhe që kanë vlerën më të madhe për sportdashësit, nuk transmetohen nga televizionet tona.
Ndërsa është futur edhe një formulë e re për të ulur disi pakënaqësitë, teksa transmetohen ndeshjet që luhen në shtëpi, por jo ato që luan në transfertë. Këtë e kemi parë shumë herë edhe në Shqipërinë zyrtare, ndërsa rivjen në jetë me Prishtinën.
Prishtina do të luajë nesër takimin e kthimit për paraeliminatoret e “Europa League” ndaj St Joseph, e përfunduar në ndeshjen e parë me shifrat 1-1, por nuk do të ketë transmetim në asnjë prej televizioneve shqiptare në Kosovë. Kjo përballje do të luhet në orën 17:45, ndërsa interneti ngelet e vetmja mundësi për të parë takimin. Ndërsa televizionet bëhen gati për ndeshjen e rradhës që do të luajë Prishtina në shtëpi sa i përket Europës, gjithmonë nëse nuk do të kemi surpriza nga Gjibraltari. /Shqiperia.ch/