Gjesti i Genc Nuzës në takimin e yjeve në Prishtinë mes ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës i ka tejkaluar të gjithë pritshmëritë, duke u shpërndarë në gjithë botën. Të shumtë kanë qënë arbitrat që e kanë përsëritur të njëjtën gjë, ku nuk mungojnë edhe gjyqtaret femra.
Faktikisht Nuza do të shprehej se një reagim të ngjashëm e kishte dëgjuar nga një tjetër arbitër shqiptar përpara disa vitesh, por nuk e parë dhe e bëri në mënyrën e tij origjinale. Sa i përket rastit të fundit, Fernanda Colombo është arbitrja 30-vjeçare që është ndier keq së fundmi, pas ofertës që kishte marrë.
Ajo bëri xhiron e mediave botërore pas përsëritjes së gjestit të Nuzës, duke thirrur lojtarin për karton dhe në fund fshin djersët me shami, në një takim të kampionatit ekuadorian. E gjitha kjo ka dhënë reagimin jo të duhur, teksa një mesazh ka mbërritur në rrjetin e saj social.
Flitet për një person që duke parë pamjen joshëse së Colombos, e ka ftuar atë për të marrë një detyrë të re për “takime me klientët”, për ta përdorur si një lodër seksi. “Sapo ka marrë një mesazh imoral që më bën të ndihem si një mbeturinë. Unë dua të bëj atë që kam pasion”, ka reaguar Colombo. /Shqiperia.ch/
Il calcio ha bisogno di sorrisi come questo, più donne nello sport possono solo che migliorare la qualità di un gioco che tutti prendono troppo seriamente. #FernandaColombo pic.twitter.com/feOsUTDrMA
— AlfiereROSSO (@AlfiereROSSO) July 1, 2019