Klubi i Sionit do të quhej ndryshe edhe si ekipi shqiptar, nëse nuk do të ndryshonte lojtarët sa i përket sezonit të ardhshëm me daljet në merkaton e verës. Kjo pasi në të luan mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.
Sigurisht jo i vetëm pasi edhe “i magjishmi” Toma, që ende nuk e ka vendosur përfundimisht se cilën Kombëtare do të përfaqësoj, ishte protagonist i një gjysmë sezoni fantastik me Sionin. Për të vazhduar më tej, thuajse e mbyllur është marrëveshja edhe me mesfushorin tjetër me origjinë shqiptare, Valon Behrami.
Pa harruar edhe Pajtim Kasamin, do të kishim të bënim me 4 lojtarë shqiptarë që do të luanin si titullarë për këtë skuadër. Por hegjemoninë do e prish ky i fundit, pasi pritet të largohet këtë merkato në Seria A, me ofertat që janë të parezistueshme për të. /Shqiperia.ch/