You are here
Home > Kryefaqja > E bujshme nga Kosova/ Kërkohet arrestimi i Agim Ademit për përfitime, gjykata do të vendos të premten

E bujshme nga Kosova/ Kërkohet arrestimi i Agim Ademit për përfitime, gjykata do të vendos të premten

Prokuroria Themelore e Prishtihnës ka hedhur kërkesën që presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të arrestohet me arsyen e ushtrimit të ndikimit psikologik dhe detyrimit, sipas asaj që përcakton vetë ligji.

Historia saktësisht daton më herët, atje ku Ademi së bashku me Muharrem Ramën, për përfitim material kanë detyruar dhe kërcënuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, për pagesën e një mjeti “BMW X5”. Kjo më pas do t’i jepej kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës asokohe, Sami Hamiti, ndërsa bëhet fjalë për një vlerë prej 30 mijë eurosh.

E gjitha kjo raportohet nga “Betimi për drejtësi”, me propozimin e dhënë nga prokurorja Merrushe Llugiqi, që Rama dhe Ademi të arrestohen në vendimin që do të merret në ditën e premte.

Sipas saj, në dëshminë e të dëmtarit Dritro Kadolli dhe me raportet e bastisjes së zyrave, e me transkriptet e përgjimeve telekominikuese, është vërtetuar qartë dyshimi i bazuar se të akuzuarit Rama dhe Ademi, kanë kryer veprat penale të ushtrimit të ndikimit dhe detyrimit.

“Të dy me vetëdije të plotë kanë kërkuar nga i dëmtuari Kadolli, një veture BMW X5, për Sami Hamitin dhe është i pa diskutuar fakti që të dy si persona zyrtarë kanë kryer ndryshimin e parcelës së gjelbëruar në zonë ndërtimore”, ka thënë prokurorja Llugiqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top