“Do të marrim disa lojtarë që janë pjesë e Kombëtares”, ishte premtimi i drejtuesve të Shkëndijës së Tetovës për tifozët, që kërkojnë të përforcohen në këtë mënyrë për turet që do të kalojnë në “Champions League”. Ekipi shqiptar i Tetovës ishte shumë pranë firmës me Sabien Lilaj, por ky i fundit e ndryshoi rrjedhën e historisë.
Sipas të gjitha gjasave, marrëveshja do të arrihet me Andi Lilën. Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe lamtumira e mbrojtësit shqiptar me Pas Gianën që ra nga elita e futbollit në Greqi. Vetë lojtarin e tërheq ideja për të luftuar për arenën europiane, ndërsa Shkëndija është edhe simboli i bashkimit të shqiptarëve, me Lilën që gjithmonë ka një dashuri të madhe në këtë drejtim. /Shqiperia.ch/