Florent Hadërgjonaj ishte një nga përforcimet e fundit të Kosovës, për ndeshjet kualifikuese të Europianit. Mbrojtësi i Huddersfield zgjodhi të linte Zvicrën, për t’iu bashkuar dardanëve në misionin e ri.
Gjatë emisionit “Ich bin Albaner”, Hadërgjonaj ka treguar edhe bisedën që pati me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ashtu si edhe vetë lojtari i përket zonës së Deçanit. “Ne nga jonë nuk jemi njohur shumë për futboll. Shumë mirë që ka ardhur dikush nga Deçanit, që të kemi edhe ne një përfaqësues të kësaj zone”, ka treguar Hadërgjonaj. /Shqiperia.ch/