Pasi ka arritur të mposht dy ekipe modeste në paraeliminatoret e “Champions League”, Feronikeli do të ketë një përballje të nivelit tjetër në turin e parë të këtij kompeticioni. Flitet për ekipin uellsian të TNS, ose e quajtur ndryshe si “shenjtorët” e rinjë.
Ndoshta ky ekip nuk tingëllon shumë i dëgjuar në Europë, por në pjesën më të madhe të ndeshjeve që zhvillon, arrin të shënojë mbi 4 gola. Madje një gjë të tillë do e bënte edhe ndaj Shkëndijës në fushën e saj, megjithëse ekipi shqiptar i Tetovës do t’i kundërpërgjigjej 5-0 në takimin e kthimit. E vetmja gjë e sigurt në këtë përballje, është fakti se mbrojtja e Feronikelit do të ketë vërtet shumë punë në 9 korrik, me një ndeshje futbolli që rrezikon të kthehet në tenis. /Shqiperia.ch/