Emocione të mëdha ka dhuruar sot “Formula 1” në pistën e Austrisë, atje ku Verstapen dhe Lekler kanë dueluar deri në fund, për të përmbushur të gjithë pritshmëritë e tifozëve.
Në këtë sport piloti i vetëm shqiptar është Lirim Zendeli. Ai e ka ngjitur një kategori dhe tashmë është pjesë e “Formula 3”, duke u konsideruar me një të ardhme të madhe. E shkurtër do të jetë kohë kur Zendelin ta shohim në “Formula 1”, ndërsa në ditën e sotme ka dalë në vendin e 7, duke dalë me pikë nga pista e Austrisë.
Për disa xhiro piloti shqiptar edhe ka kryesuar garën, por ajo që vlen të theksohet, është fakti se Zendeli ishte protagonist i një spektakli të vërtetë në pistë, atje ku katër makinat e parë ndeshën “brirët” me njëri-tjetrin gjatë një momenti të garës. /Shqiperia.ch/