Një garë që dhuroi emocione të jashtëzakonshme ishte ajo e Austrisë, atje ku dy protagonistët ishin Lekler dhe Verstapen. Ky i fundit e shfrenoi fantazinë në xhirot e fundit, duke parakaluar tre vendet e para.
Në duelin me Leklerin për vendin e parë do të kishte edhe një incident, atje ku piloti në fjalë do të dilte nga pista pas kontaktit të marrë në makinë, për ta pasur të pamundur rikuperimin e vendit të parë. Menjëherë u njoftua se do të kishte një vendim të komisionit të garës, ndërsa Verstapen hapi shampanjën dhe ngriti Kupën si triumfator.
Një orë pas garës, me lajmin e fundit të mbërritur, mësohet se Verstapen është dënuar me 5 sekonda dhe fitorja i ka kaluar Leklerit. /Shqiperia.ch/