Mirlind Daku është një nga sulmuesit më të mirë që ka Kosova te U-21. Sulmuesi në fjalë arriti të ishte vendimtar edhe në takimet e fundit, në ato fitore ndaj Andorrës dhe Turqisë.
Megjithëse nuk po arrin të gjej veten në mënyrën më të mirë tek të rinjtë e Osijekut, Daku e tregoi edhe njëherë se di të shndërrohet kur bëhet fjala për përfaqësuesen. “Indeksionline” raporton së fundmi se sulmuesi shqiptar është pranë arritjes te Kalmari, klubi ku u zbulua edhe Etrit Berisha.
Atje nuk do të jetë lojtari shqiptar i vetëm, pasi do të gjej edhe mbrojtësin e Kosovës që ka dalë nga Skënderbeu, Fidan Aliti. /Shqiperia.ch/