Blerand Kurtishaj e ka lënë futbollin në Kosovë, ndërsa është bashkuar prej disa kohësh në Gjermani. Ai luan me ekipin e TSV Rain/Leich, që është pjesë e ligës së katërt gjermane. Futbollisti 25-vjeçar duke bërë një krahasim mes eksperiencave të tij, pasi ka luajtur edhe me Trepçën në Europë, është shprehur:
“I kam zhvilluar 40 ndeshje dhe kam shënuar 17 gola dhe 5 asistime. Tash në korrik këtu fillon sezoni i ri. E kam edhe 1 vit kontratë me klubin. Për momentin nuk e kam në plan që të rikthehem në Kosovë edhe pse më kan pyt disa klube. Liga ku luaj unë lirisht mund të themë që është më e fortë se liga e Kosovës” deklaroi për Indeksonline Kurtishaj.25 vjeçari kishte luajtur për Trepçën 89 në kualifikime në Ligën e Kampionëve në vitin 2017”, ka thënë Kurtishaj. /Shqiperia.ch/