You are here
Home > Kryefaqja > “Nuk kanë lidhje për Kosovën”! E ekzagjeron me gjestin pas golit, heroi i fitores së Feronikelit në “Champions”

“Nuk kanë lidhje për Kosovën”! E ekzagjeron me gjestin pas golit, heroi i fitores së Feronikelit në “Champions”

Kastriot Rexha ishte autori i golit të dytë në fitoren e Feronikelit ndaj Santa Colmna, në triumfin me rezultatin 2-1. Gjithçka erdhi me përmbysje, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të kuq Ylli Hoxha, kur gjithçka ishte me rrjeta të paprekura.

Menjëherë pas goli të përmbysje, Rexha ka bërë një gjest me duar, duke u kundërpërgjigjur të gjithë kritikave që kishte marrë futbolli në Kosovë së fundmi. “Flisni tani”, ishte domethënia e atij gjesti, pasi në Kosovë u bë më e qartë se kurrë, se futbolli në vend nuk i ka lojtarët dinjitoz për të pretenduar përfaqësuesen.

I gjithë ai sukses i Shaland vjen nga familjet emigrante të lojtarëve, që i kanë formuar djemtë e tyre në shkollat më të mira të futbollit. Madje mund të thuhet se kjo është edhe e vërteta e madhe, pasi ndeshjet e fundit na shërbejnë si fakte të qarta.

Feronikeli mposhti me vështirësi 1-0 në takimin e parë paraeliminator Lincoln, që vinte si kampione e kampionatit modest të Gjibraltarit. Mbajtja e topit do t’i përkiste miqëve dhe kjo ishte për t’u alarmuar. Për të vazhduar më tej, Prishtina nuk do të merrte më shumë se një barazim 1-1 ndaj një tjetër skuadër modeste që vinte nga Gjibraltari, për t’i zhgënyer të gjithë.

Ndërsa në fitoren e djeshme, u mundën rivalët që vinin Andorra, madje me shumë vuajtje. Në kushte të tilla dhe kur nuk kanë nisur ende ndeshjet e vërteta, festime të tilla për të ndezur debate të kota për ftesat që duhet të mbërrijnë nga Shaland janë të pavlera dhe të ekzagjeruara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top