Arijanet Muriq nuk do të jetë pjesë e Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm, pasi kërkon të ketë më shumë hapësira, për të qënë portieri i parë. Në kushte të tilla, Guardiola ka vendosur që ta huazojë gardianin shqiptar drejt një tjetër ekipi anglez.
Bëhet fjalë për Notingham Forest, skuadrën që në historinë e saj ka edhe dy “Champions League” të fituar. Aktualisht bën pjesë e “Championship”, duke fituar garën për të marrë shërbimin e portierit të Kosovës. Për Muriq në garë kishte hyrë së fundmi edhe Preston, por sipas asaj që raportojnë mediat angleze në orët e fundit, është thuajse zyrtare kalimi te Notinghami në formën e huazimit. /Shqiperia.ch/