You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Rrëfimi i gjatë i trajnerit të Shqipërisë: Isha pranë Sllovenisë, do luajmë në “Juventus Stadium”

Rrëfimi i gjatë i trajnerit të Shqipërisë: Isha pranë Sllovenisë, do luajmë në “Juventus Stadium”

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka dhënë një rrëfim të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, duke folur gjithçka rreth Kombëtares. Për ta nisur që nga mënyra sesi njerëzit e përjetojnë futbollin dhe si shihet vendi ynë në sytë e italianit.

Më pas Reja ka folur edhe për një hipotezë të mundshme që e afroi me Slloveninë, por që u zbeh ndërsa Armando Duka i propozoi stolin e kuqezinjve. Kur flitet për stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, tekniku i njohur shprehet se i ngjason me “Juventus Stadium”. “Shqiperia.ch” ju sjell më poshtë gjithë intervistën e plotë:

“Ne kemi humbur ndaj Islandës pa e merituar, vetëm një goditje në portë na ka bërë kundërshtari, pas një gabimi tonin në mbrojtje. Pastaj kemi mundur Moldavinë dhe mua më thanë se nuk e kishin parë kurrë një skuadër që të luante kështu, prej një kohe të gjatë. Njerëzit kanë impresion të mirë gjithashtu.

Isha i lodhur nga drejtimi i ekipeve. Doja ta mbyllja karrierën time, pastaj erdhën propozimet për Kombëtare. Isha shumë afër Sllovenisë, por u zbeh disi, kur më vjen telefonata nga Armando Duka, të cilën e pranova menjëherë.

Kam firmosur deri në fundin e këtyre eliminatoreve, pastaj do të shohim deri në fund nëse janë kushtet për të vazhduar. Europiani? Do e provojmë, por do të jetë e vështirë. Me Turqinë kemi për të luajtur gjithçka.

Shqiptarët e kuptojnë gjuhën tonë, prandaj janë marrë trajnerë italianë shumë së fundmi te kuqezinjtë. Për fat të mirë të gjithë lojtarët e flasin italishten dhe kur më duhen ndihma, kam Bulkun dhe Salihin, ëngjëjt e mi mbrojtës.

De Biazi është quajtur si hero sepse arriti në Europian duke mundur Francën dhe Portugalinë në kualifikuese. Njerëzit nuk e harrojnë. Për të mbërritur te telefonata e Edi Ramës, nuk është se më bindi, por më ftoi për këtë eksperiencë të re. U takuam në Romë për të parë Lacio-Juve, pasi kryeministri i Shqipërisë është tifoz i Juventusit.

Shqipëria është një vend me rritje të madhe, në Tiranë ka shumë ndërtime dhe kompani të reja që kanë lindur. Ka shumë që emigrojnë dhe rikthehen në vendin e tyre për të rritur ekonominë. Këtu ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, më kujton Napolin. Problemi është se lojtarët më të mirë luajnë jashtë vendin dhe nuk është e lehtë që të kombinohen kulturat e ndryshme.

Nga 25 “trëndafilat” tanë, vetëm tre prej tyre janë në shtëpi.  Stadiumi i ri në Tiranë ku do të luajmë, më ngjan me “Juventus Stadium”. Etrit Berishën e kam stërvitur te Lacio, por këtë vit është penalizuar nga disa gabimë që ka bërë. Unë e kam nisur me 3-5-2 dhe duhej të zgjidhja dy sulmues mes Sadiku, Cikalleshi, Balaj dhe Uzunit. Më duhej t’i jepja qëndrueshmëri mbrojtjes”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top