Vedat Muriqi do të jetë pjesë e Galatasarait në sezonin e ardhshëm dhe zyrtarizimi mbetet vetëm çështje orësh. Gjithçka është e qartë për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, që ka kaluar një sezon fantastik me Rizesporin.
Por si mbërriti deri në këtë pikë Muriqi? Forma e jashtëzakonshme që ka treguar, është parë menjëherë nga trajneri Fatih Terim, që drejton edhe Galatasarain. Ky i fundit ka qënë në stadium për të parë ndeshjet e Rizesporit dhe Kosovës, vetëm për t’u bindur nga mënyra sesi Muriqi paraqitej në fushë.
Kjo është ajo që tregon vetë sulmuesi shqiptar për Indeksionline: “Trajneri Fatih Terim ka kërkuar me ngulm që unë të transferohem te Galatasarayi. Ai ka përcjellur ndeshjet e mia me klubin por edhe me Kosovën dhe ka qenë i kënaqur”, ka thënë Muriqi. Në të kaluarën Terim ka drejtuar edhe ekipin e Milanit, Fiorentinës, por edhe Kombëtaren e Turqisë. /Shqiperia.ch/